Category Archives: Rreth Nesh

Reth MCG-së

MCG Menagement Consulting Group është një ofrues i një pakete të plotë të shërbimeve të biznesit që mbulon të gjitha nevojat e një organizate në fushën e konsultimit ekonomik-ligjor dhe financiar, kontabilitetin, këshilla tatimore, këshilla lidhur me punën, përfaqësimin para organeve kompetente si dhe shumë aktivitete të tjera që Ju do të humbisni-t kohë dhe burime të vlefshme për ti realizuar ato.

Ne jemi një kompani e pavarur e Kontabilistëve të Çertifikuar, Këshilltarëve të Biznesit dhe Konsulentëve të Taksave dhe Tatimeve me seli në Kumanovë. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për kompanitë vendore dhe ndërkombëtare të të gjitha madhësive në të gjithë sektorët.

Prandaj, Na lejoni që të mbështesim biznesin tuaj!

Misioni dhe Vizioni – duke u shqyrtuar…

Fokusi ynë

Fokusi ynë është të shtojmë vlerë tek biznesi juaj ose tek ju si klient tanë. Ne ndërtojm reputacionin tonë në bazë të suksesit tonë të vazhdueshëm si këshilltarë dhe ne, shërbimet dhe aftësitë tona i përqendrojmë për t’iu përshtatur nevojave tuaja. Ne do të punojmë me ju për për të ndihmuar në rritjen e biznesit tuaj. Në Menagement Consulting Group kemi ambicie të jemi më mirë nesër se ç’jemi sot!

Vlerat tona

Vlerat tona përfaqësojnë parimet për të cilat jemi angazhuar dhe ato përcaktojnë se kush jemi dhe si sillemi. Ne besojmë se biznesi ynë është i veçantë, dhe ndërsa vazhdojmë në udhëtimin tonë ne duam të mbajmë pikat e forta të kulturës sonë, që na bëjnë të suksesshëm, të ndryshëm dhe një vend të kënaqshëm për të punuar

  • Ndershmëri – Për ne etika vjen përpara fitimit. Ne jemi besnikë ndaj parimeve tona, kolegëve tanë dhe profesionit tonë.
  • Besueshmëri – Ne veprojmë me profesionalizëm
  • Përgjegjësi Ne i trajtojmë sfidat e klientëve tanë si probleme tona.
  • Respekti për individët – Ne mbështesim dhe respektojmë njëri-tjetrin dhe ndihmojmë njëri-tjetrin për të arritur potencialin tonë të plotë.
  • Diversiteti Kulturor – Dallimi është diçka që ne e shohim si shans dhe mundësi.
  • Krijimi i vlerës – Ne ekzistojmë për të krijuar vlerë. Ndërhyrjet tona të konsulencës çojnë në një përfitim të vërtetë për klientët tanë.
  • Vazhdimësi – Në këtë veprimtari jemi për një kohë të gjatë. Ne mësojmë nga e kaluara, por gjithmon shikojmë në të ardhmen.