Category Archives: Lajme

Nga 1 janari filloi mënyra e re e përllogaritjes dhe pagesës së tatimit personal.

Nga 1 janari i vitit 2018 filloi dorëzimi elektronik i përllogaritjeve për tatim personal të të ardhurave, ndërsa nga viti 2019 duhet të fillojë dhënia e Fletëparaqitjes tatimore vjetore të plotësuara nga ana e DAP-it, bëri të ditur drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska.

Në ngjarjen përfundimtare nga projekti njëvjeçar, që mundësoi krijimin e veglës së re elektronike të DAP-it – “e-tatim personal të të ardhurave”, ministri i Financave, Dragan Tevdovski, tha se ndryshimet e nevojshme ligjore për këto reforma në DAP tashmë janë hartuar dhe deri në fund të vitit duhet të miratohen.

“I sendërtuam praktikat më të mira evropiane sipas reçetës së Maqedonisë dhe zhvilluam shërbime me të cilat mundemi të ecim krah për krah me administratat tatimore moderne”, theksoi Lukareska dhe shtoi se reformat në DAP, në mënyrë drastike do ta ulin pritjen e deritanishme para sporteleve.