Kontabilitet Revizion Këshilla financiare dhe juridike Тhemelime dhe ndryshime të subjekteve juridike Mbrojtje të patentave & markave tregtare Zgjidhje e kontesteve me medijacion More »

 

Nga 1 janari filloi mënyra e re e përllogaritjes dhe pagesës së tatimit personal.

Nga 1 janari i vitit 2018 filloi dorëzimi elektronik i përllogaritjeve për tatim personal të të ardhurave, ndërsa nga viti 2019 duhet të fillojë dhënia e Fletëparaqitjes tatimore vjetore të plotësuara nga ana e DAP-it, bëri të ditur drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska.

Në ngjarjen përfundimtare nga projekti njëvjeçar, që mundësoi krijimin e veglës së re elektronike të DAP-it – “e-tatim personal të të ardhurave”, ministri i Financave, Dragan Tevdovski, tha se ndryshimet e nevojshme ligjore për këto reforma në DAP tashmë janë hartuar dhe deri në fund të vitit duhet të miratohen.

“I sendërtuam praktikat më të mira evropiane sipas reçetës së Maqedonisë dhe zhvilluam shërbime me të cilat mundemi të ecim krah për krah me administratat tatimore moderne”, theksoi Lukareska dhe shtoi se reformat në DAP, në mënyrë drastike do ta ulin pritjen e deritanishme para sporteleve.

 

 

Reth MCG-së

MCG Menagement Consulting Group është një ofrues i një pakete të plotë të shërbimeve të biznesit që mbulon të gjitha nevojat e një organizate në fushën e konsultimit ekonomik-ligjor dhe financiar, kontabilitetin, këshilla tatimore, këshilla lidhur me punën, përfaqësimin para organeve kompetente si dhe shumë aktivitete të tjera që Ju do të humbisni-t kohë dhe burime të vlefshme për ti realizuar ato.

Ne jemi një kompani e pavarur e Kontabilistëve të Çertifikuar, Këshilltarëve të Biznesit dhe Konsulentëve të Taksave dhe Tatimeve me seli në Kumanovë. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për kompanitë vendore dhe ndërkombëtare të të gjitha madhësive në të gjithë sektorët.

Prandaj, Na lejoni që të mbështesim biznesin tuaj!

Misioni dhe Vizioni – duke u shqyrtuar…

Fokusi ynë

Fokusi ynë është të shtojmë vlerë tek biznesi juaj ose tek ju si klient tanë. Ne ndërtojm reputacionin tonë në bazë të suksesit tonë të vazhdueshëm si këshilltarë dhe ne, shërbimet dhe aftësitë tona i përqendrojmë për t’iu përshtatur nevojave tuaja. Ne do të punojmë me ju për për të ndihmuar në rritjen e biznesit tuaj. Në Menagement Consulting Group kemi ambicie të jemi më mirë nesër se ç’jemi sot!

Vlerat tona

Vlerat tona përfaqësojnë parimet për të cilat jemi angazhuar dhe ato përcaktojnë se kush jemi dhe si sillemi. Ne besojmë se biznesi ynë është i veçantë, dhe ndërsa vazhdojmë në udhëtimin tonë ne duam të mbajmë pikat e forta të kulturës sonë, që na bëjnë të suksesshëm, të ndryshëm dhe një vend të kënaqshëm për të punuar

  • Ndershmëri – Për ne etika vjen përpara fitimit. Ne jemi besnikë ndaj parimeve tona, kolegëve tanë dhe profesionit tonë.
  • Besueshmëri – Ne veprojmë me profesionalizëm
  • Përgjegjësi Ne i trajtojmë sfidat e klientëve tanë si probleme tona.
  • Respekti për individët – Ne mbështesim dhe respektojmë njëri-tjetrin dhe ndihmojmë njëri-tjetrin për të arritur potencialin tonë të plotë.
  • Diversiteti Kulturor – Dallimi është diçka që ne e shohim si shans dhe mundësi.
  • Krijimi i vlerës – Ne ekzistojmë për të krijuar vlerë. Ndërhyrjet tona të konsulencës çojnë në një përfitim të vërtetë për klientët tanë.
  • Vazhdimësi – Në këtë veprimtari jemi për një kohë të gjatë. Ne mësojmë nga e kaluara, por gjithmon shikojmë në të ardhmen.

 

 

Klientët tanë janë pasuria jonë më e madhe dhe kështu i trajtojmë ata me kujdesin dhe vëmendjen që meritojnë. Në Menagement Consulting Group, ne gëzojmë të punojmë me klientë të cilët na vlerësojnë dhe respektojnë dhe me të cilët kërkojmë të kemi marrëdhënie afatgjata.

Klientët tanë arrijnë qëllimet e tyre me ne si këshilltarët më të besuar të tyre.

Ne me të vërtetë duam të dimë se çfarë mendojnë klientët tanë, prandaj flasim me ta rregullisht për të fituar reagimet e tyre të sinqerta. Kur mësojmë për gjërat që mund të bëjmë më mirë, ne veprojmë me shpejtësi për të adresuar këtë.

Ne synojmë të sigurojmë kënaqësinë e plotë të klientëve tanë duke ofruar punë dhe shërbim me cilësi të lartë.

  • Kontabilitet
  • Revizion
  • Këshilla financiare dhe juridike
  • Тhemelime dhe ndryshime të subjekteve juridike
  • Mbrojtje të patentave & markave tregtare
  • Zgjidhje e kontesteve me medijacion

Krijo partneritet, zhvillo biznes.